Detyrat shtëpiake
Detyrat shtëpiake ose Detyrat e shtëpisë janë një sërë detyrash të caktuara enkas për nxënësit ose studentët nga mësuesit e tyre me qëllim që të përfundohen ose kryhen jashtë klasës, zakonisht në shtëpi. Detyrat e zakonshme të shtëpisë mund të përfshijnë leximin, shkrimin dhe/ose ushtrimet matematikore që duhet të plotësohen, informacionin që duhet shqyrtuar para një testimi (provimi) ose aftësi të tjera që duhen praktikuar.
Efekti i detyrave shtëpiake është një çështje ende e debatueshme. Në përgjithësi, detyrat e shtëpisë nuk e përmirësojnë performancën mësimore të nxënësve (fëmijëve) por mund të përmirësojnë disa aftësi akademike të nxënësve më të vjetër, sidomos tek nxënësit me sukses të ulët. Detyrat e shtëpisë gjithashtu mund të jenë shkaktarë të stresit tek nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre duke zvogëluar kohën e lirë të nxënësve ose kohën e dedikuar për aktivitete tjera si p.sh. ushtrime, lojë, punë, fjetje (gjumë), etj.
Disa nga synimet më të shpeshta të detyrave të shtëpisë janë: [1]
- praktika,
- përgatitja,
- pjesëmarrja
- zhvillimi personal,
- marrëdhëniet prind–fëmijë,
- komunikimi prind–mësues,
- politika,
- marrëdhëniet me publikun,
- dënimi.
Hulumtimet e para lidhur me efektivitetin e detyrave të shtëpisë kanë nisur në fillim të shekullit XX. Megjithatë, marrë në përgjithësi, sot nuk ekziston një konsensus lidhur me efektivitetin e kryerjes ose jo të detyrave shtëpiake.[2] Rezultatet e studimeve lidhur me detyrat e shtëpisë ndryshojnë duke u bazuar në shumë faktorë, të tillë si mosha e grupit të studiuar, matja e performancës akademike, etj.[3]
Disa mësimdhënës dhe edukatorë thonë se detyrat e shtëpisë janë të dobishme për nxënësit, pasi rrisin të nxënit dhe të mësuarit, zhvillojnë aftësitë që mësohen në klasë, dhe mund të përdoren për verifikimin e përparimit të nxënësit në mësime.[4] Mbështetësit e tyre gjithashtu argumentojnë se detyrat e shtëpisë mund të ndikojnë që nxënësit të zhvillojnë, kultivojnë dhe mirëmbajnë shprehitë e duhura mësimore dhe mund të përdoren gjatë gjithë periudhës mësimore.[4] [5]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Epstein, Joyce L.; Voorhis, Frances L. Van (2001-09-01). "More Than Minutes: Teachers' Roles in Designing Homework". Educational Psychologist. 36 (3): 181–193. doi:10.1207/S15326985EP3603_4. ISSN 0046-1520.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Trautwein & Köller (2003).
- ^ Cooper, Robinson & Patall (2006).
- ^ a b Grohnke, Kennedy, and Jake Merritt. "Do Kids Need Homework?" Scholastic News/ Weekly Reader Edition 5/6, vol. 85, no. 3, 2016, pp. 7.
- ^ Marsh, Sarah (2 nëntor 2016). "Parents in the UK and abroad: do your children get set too much homework?". The Guardian (në anglisht). Marrë më 2 nëntor 2017.
Literatura shtesë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Duke Study: Homework Helps Students Succeed in School, As Long as There Isn't Too Much
- The Case Against Homework: How Homework Is Hurting Our Children and What We Can Do About It by Sarah Bennett & Nancy Kalish (2006) Discusses in detail assessments of studies on homework and the authors' own research and assessment of the homework situation in the United States. Has specific recommendations and sample letters to be used in negotiating a reduced homework load for your child.
- Closing the Book on Homework: Enhancing Public Education and Freeing Family Time by John Buell (2004)
- The Battle Over Homework: Common Ground for Administrators, Teachers, and Parents by Harris Cooper Arkivuar 23 korrik 2012 tek Wayback Machine (2007)
- The Homework Myth: Why Our Kids Get Too Much of a Bad Thing by Alfie Kohn (2006)
- The End of Homework: How Homework Disrupts families, Overburdens Children, and Limits Learning by Etta Kralovec and John Buell (2000)